Asgjë nga sponsorët austriak, Renova do të tërhiqet nga garat e Ligës së Parë

Renova me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut për sezonin e ri garues 2022/23. Sipas burimeve të KlanM, Renova do të tërhiqet nga garat dhe ditëve në vijim pritet të njoftohet edhe opionionin sportiv dhe FFM-ja për vendimin e skuadrës tetovare.

Klubi futbollit  Renova, për 17 vite  ishte  një ndër  skuadrat më stabile në Ligën e parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ishte skuadra e parë shqiptare që fitoi titullin kampion në sezonin 2009/2010, fitues i Kupës në vitin 2013 dhe  gjashtë here ka përfaqësuar vendin në garat  Europiane. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close