Bëhet fjalë për një skudër të re të futbollit, Qendër trajnuese për futbollistë të rinjë. “ES” është pagëzuar klubi që mban inicialet e vëllaut të vogël, Elmaz Sinani, që bashkë me Burim Sinanin formuan kohë më parë klubin e ri, por shumë ambicioz në fshatin Kamenjan të Tetovës. Duke nisur me shumë entuziazëm, vëllezërit Sinani tashmë kanë grumbulluar shumë të rinjë jo vetëm nga Kamenjani dhe me përkushtim të madh po ju mësojnë fshehtësitë e futbollit.

Serioziteti i Sinanëve me klubin shihet edhe nga lajmi i fundit, kur KF “ES” ka udhëtuar drejt Kopenhagës së Danimarkës ku do të marrin pjesë në turneun e njohur dhe shumë prestigjioz “DANA CUP 2022”. Bëhet fjalë për një prej turnetë më masovik në Europë, që grumbullon ekipe të ndryshme nga gjithë vendet e kontinentit.
“Pjesëmarja në “DANA CUP 2022” është vetëm fillimi ynë, ndërsa synojmë sukseset më të larta të mundshme. Pas një periudhe pregaditore një muajshe, pregaditje intenzive e nxënësve tanë të grupit DANA CUP 2022, ne sot, e Premte 22.07.2022, ora 09:00 u nisëm për rrugëtimin drejtë Danimarkës për pjesëmarje në turneun ndërkombëtarë DANA CUP 2022, nisje kjo drejtë qëllimit tonë, drejtë synimit tonë, rrugëtim drejtë sukseseve”, janë shprehur nga KF “ES” pas nisjes drejt Danimarkës.
“ES” në “DANA CUP 2022” do të përfaqësohet me gjeneratën e futbollistëve të lindur në vitin 2007. Ata do të garojnë në grupin e 12 bashkë me tre ekipe norvegjeze si Trauma IF, Freidik SPK dhe Skedsmo FK. Në këtë kategori të grupmoshës (2007) janë formuar 29 grupe me nga 4 skuara.
Nga “ES” shpresojnë në prezantim sa më dinjitoz në këtë edicion të turneut ndërkombëtarë “DANA CUP 2022”.



