Alban Taipi transferohet në Hungari 

Talenti shqiptar, Alban Taipi është transferuar në Hungari te skuadra e Haladas. Pasi ka kaluar me sukses provën disa ditore kur realizoi dy gola në dy ndeshje, tetovari ka firmosur kontratë tre vjeçare. Marrëveshja ka një kusht që Haladas të ngjitet në kategorinë superiore, pasi rregullat hungareze lejojnë që Taipi në kategorinë e dytë të ketë të drejtë loje vetëm një vit dhe në rast se nuk sigurohet promovimi, në marrëveshje parashihet huazim i ish-futbollistit të Renovës.

Sulmuesi 19 vjeçar u bashkua me ekipin e ri në përgatitjet në Austri, ndërsa fitoi besim e drejtuesve në ndeshjet kontrolluese, kur shënoi dy gola në aq ndeshje. Fillimisht u aktivizua 90-të minuta kundër ekipit të dytë të Austria Vienës, dhe krahas lojë së mirë shënoi një super gol. Ndërkohë edhe në testin e dytë kundër Al Ahlit të Katarit Albani luajti 90-të minuta dhe realizoi bukur me vole, duke i vendosur vulën vendimit të drejtuesve të ekipit hungarez që t’i ofronin kontratë profesionale.

Alban Taipi shte pjesë e Renovës, ndërsa ka qenë pjesë e rregullt edhe e përfaqësueseve të reja të Maqedonisë së Veriut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close