Zbulohet formacioni i Shkupit ndaj Dinamo Zagrebit

Sonte duke nisur nga ora 21:00 në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, Shkupi do të përballet me Dinamon në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Para ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Goce Sedlloski ka vendosur të nis këtë ndeshje me këtë formacion: Naumovski, Bërdarovski, Abdulla, Margvelashvili, Sheji, Faustin, Alvarez, Kueven, Hamidi, Danfa dhe Sandej.

Ndërkohë në radhët e Dinamos, nga minuta e parë do ta nis ndeshjen, kapiteni Arijan Ademi, përderisa Stefan Ristovski është në pankinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close