Ish-mbrojtësi i Shkëndijës vijon në Francë

Lëvizje surprizë në merkato, futbollisti shqiptar, Olsi Teqja do të vijojë karrierën te skuadra franceze e Chambyt, teksa është prezantuar ditën e sotme.

Mbrojtësi 33-vjeçar nga Kruja ka ndërruar skuadër, pasi i përfundoi kontrata me Beauvais duke zgjedhur klubin me më shumë sponsor në fanellë.

Chambly, është një klub i themeluar nga një grup tifozësh interistë në vendin transalpin në fund të viteve 80. E veçanta është se në fanellën e klubit gjenden plot 10 sponsor, duke i bërë zikaltërit si klubin me më shumë sponsor në fanellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close