ZYRTARE: Barcës i lëndohet Umtiti

Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti, ka pësuar një lëndim, në stërvitjen e ditës së sotme.

Në Spanjë, ekipet kanë fituar lejen për të nisur stërvitjet, me shpresën se do të mbyllin sezonin 2019/2020 në fushat e blerta.

Barcelona, në ditën e dytë të stërvitjes, ka humbur mbrojtësin Samuel Umtiti, i cili nuk dihet ende se sa do të mungojë.

“Umtiti ka një dëmtim në pulpën e tij të djathtë. Do të shohim nëse ai do të jetë gati për stërvitjen e ardhshme në bazë të përgjigjes së tij ndaj dëmtimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close