Enis Bardhi: Duhet të ecim përpara drejt qëllimit tonë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër luan ndeshjen e fundit të këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa për kundërshtarë do ta ketë Gjibraltarin. Skuadra e drejtuar nga Bllagoja Milevski në këtë sfidë vjen pas humbjes 0:3 nga Gjeorgjia të enjten mbrëma, ndërsa në sfidën Gjibraltarit shihen favoritë për tu rikthyer sërish te fitorja.

Enis Bardhi ka folur për mediat para takimit të nesërm me Gjibraltarin.

 “Çdo humbje dhemb. Por ne duhet të mendojmë përpara. Mund të garantoj se çdo lojtar jep më të mirën e tij, por ndonjëherë futbolli është i tillë. Ne duhet të ecim përpara dhe të ecim drejt qëllimit tonë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe atmosfera në ekip është ende e njëjtë dhe ne duam rezultate më të mira”, ka thënë Enis Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close