Ekskluzive: Remi Selmani transferohet në Hungari te Mezokovesd-Zsory

Tv Shenja dhe Sportmania mësojnë ekskluzivisht se sulmuesi Remzifaik Selmani transferohet në kampionatin hungarez te skuadra e Mezokovesd-Zsory. 25 vjeçari me hungarezët ka gjetur akord për bashkëpunim dy vjeçar dhe tashmë ish-lojtari i Renovës pret vetëm hedhjen e firmës në kontratë. Selmani të dielën udhëton drejt Hungarisë dhe brenda javës pritet të zyrtarizohet si futbollist i ri i Mezokovesd-Zsory. Aty tetovari do të gjejë dy shqiptarët, mbrojtësi. Amir Bilalli dhe ish-mesfushorin e Shkëndijës së Tetovës, Kamer Qaka. Remzifaik Selmani pas vetes la sezon shumë pozitiv me Renovën, kur në 32 ndeshje kampionale realizoi 15 gola dhe 7 askste, e performansat e shkëlqyeshme i sjellin transferim jashta vendit. Kjo do të jetë hera e tretë që Selmani do të luajë jashta vendit, pasi më herët ishte pjesë e Ujpeshtit në Hungari dhe Llapit të Kosovës. Në Maqedoni të Veriut përveç klubit amë Renovës, Selmani është paraqitur edhe me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa ka të fituar në karrierë dy trofe, titullin kampion me Shkëndijën në vitin 2019 dhe Kupën e Hungarisë me Ujpeshtin në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close