Një lidhje të njëjtë ka bërë edhe ish sulmuesi anglez, Peter Crouch.

Anglezi mori shumë pyetje, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kur u pyet nëse njihte ndonjë futbollist të talentuar i cili nuk ishte i interesuar për futbollin dhe kundërshtarët e tij.
“Ka disa lojtarë, por më duhet ta veçoj Benoit Assou-Ekotto, me të cilin kam luajtur te Tottenham. Ai nuk ishte aspak i interesuar për futbollin. Ju keni mundur t’i vendosni në radhë katër ose pesë lojtarë të Premierligës, por ai nuk e dinte se kush ishte, e as nuk e dinte se më kë luajmë”, ka deklaruar Crouch, përcjell lajmi.net.
“Çdo gjë që bëmë ne, ai bëri të kundërtën. Para ndeshjes, paraqitej me çokollatë të nxehtë dhe Croissants, dhe ne duhej të hanim makarona dhe vezë”.
“Ai nuk e dinte me kë luante, nuk shikonte as ndeshje. Ai thjesht priste që ndeshja të mbaronte dhe të shkonte në shtëpi. Ishte i qetë dhe u tërhoq. Nëse do të ishte më i interesuar për futbollin, ai mund të kishte bërë një karrierë të madhe”./Lajmi.net/

