Frika e yjeve të Premierligës – rreth 50 futbollistë kundër idesë për vazhdimin e sezonit

Premierliga vazhdon të bëjë plane për të vazhduar sezonin e pezulluar shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Skuadrave u është ofruar një plan, ku parashihet që ndeshjet e mbetura të zhvillohen në tetë stadiume neutrale, dhe me masa të rrepta sigurie.

Por, Sipas Mirror, në secilën skuadër mund të ketë nga dy ose tre lojtarë që do të dalin kundër rikthimit në fushë për të përfunduar sezonin 2019/2020, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është në mesin e lojtarëve që kanë dalë publikisht me shqetësimet e tij, e po ashtu edhe Manuel Lanzini i West Ham United.

Në Premierligë, kanë mbetur edhe nëntë xhiro për t’u zhvilluar, me Liverpoolin që është vetëm dy fitore larg titullit kampion, të cilin e kanë pritur që 30 vite./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close