E ardhmja e sulmuesit polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski, është e gjitha për t’u shkruar. Janë orë të nxehta në merkato për lojtarin, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona. Lamtumira nga klubi gjerman duket se është shumë e mundur dhe në Spanjë e kanë shpjeguar vendimin e marrë nga sulmuesi me një teori të veçantë. Sipas Sport.es, në fakt, mes arsyeve që duket se kanë shtyrë Lewandowski-n të largohet nga Bavaria është edhe përshtypja se nuk mund ta fitojë Topin e Artë duke qëndruar në Gjermani.

Media spanjolle ka nënvizuar se nëse do të hamendësohej një moment në të cilin polaku ka vendosur të largohet nga Bayern-i, ai do të ishte dita kur nuk ka arritur të fitojë Topin e Artë 2021, një çmim i fituar nga Lionel Messi. 33-vjeçari duket se është bindur se, përtej statistikave të tij dhe fitoreve me klubin, nuk do ta fitojë kurrë trofeun prestigjioz duke qëndruar me klubin e Bundesliga-s.
Ky duket se është motivi kryesor që e ka shtyrë të mendojë dhe, ndoshta, të konkretizojë lamtumirën e tij nga Gjermania dhe transferimin e mundshëm te Barcelona.

