Shkëndija dhe Rabotniçki do të përballen pasditen e sotme për xhiron e 30-të në Ligën e Parë të kampionatit vendor. Tetovarët për këtë sfidë do të kenë dy mungesa të rëndësishme.

Mbrojtësit titullar Manevski dhe Krivak për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonave të verdhë, nuk do të kenë drejtë loje në përballjen me Rabotniçkin, përderisa futbollistët tjerë janë në dispozicionin e trajnerit Artim Shaqiri.

