Zyrtare: Shkëndija shkarkon trajnerin Akrapoviç

Bruno Akrapoviç nuk është më trajner i Shkëndijës. Tekniku boshnjak është shkarkuar nga detyra e tij, pasi barazimi i djeshëm 0:0 me Borecin në Tetovë ka bërë që kryesia e kuqezinjëve të humbë durimin. I ardhur në fillim të sezonit aktual për të zëvendësuar Ernest Gjokën pas paraqitjes dëshpruese në Europë, Akrapoviç rezulton dështim në mandatin e tij të dytë në pankinën e Shkëndijës, pasi kampionët në fuqi mbeten shumë herët jashta garës Slot Online për titull dhe të eliminuar edhe nga Kupa e Maqedonisë së Veriut. Mes shumë dështimeve, me Akrapoviçin në pankinë Shkëndija ka lënë pikë në Tetovë me tre ekipet e fundit në renditje Tikveshin, Borecin dhe Pelisterin, ndërsa ishin ndalur me barazime nga Tikveshi dhe Pelisteri edhe në ndeshjet si mysafire.

“KF Shkëndija njofton se trajneri Akrapoviq nuk do të jetë më shef i stafit teknik të kuqezinjve, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi. Klubi dhe tekniku Akrapoviq kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon trajnerin Akrapoviq për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij si trajner”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të KF Shkëndija.

Momentalisht nuk ka ndonjë vendim për zëvendësuesin e Akrapoviçit, që gjithsesi nga informacione të afërta me klubin mësohet se kushdo që të jetë, do të ketë rolin e ushtruesit të detyrës dhe me obligim për të mbyllur këtë sezon të Shkëndijës, ndërkohë që duket se qëllimet e kryesisë janë që trajneri i ri të vendoset gjatë pauzës verore, para ndeshjeve në Kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close