4 raste pozitive te Sampdoria – vazhdon kriza e koronavirusit në futbollin italian

Në kohën kur po planifikohet rikthimi në seancat stërvitore, rezultatet e testeve të lojtarëve nuk po japin shenja pozitive.

Pas skuadrës së Fiorentinës e Torinos që kanë treguar raste pozitive, së fundmi është edhe skuadra e Sampdorias.

Sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga faqja zyrtare e klubit, tre lojtarë të rinj kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, kurse raportohet edhe për një rikthim rasti, transmeton lajmi.net.

Aktualisht pa simptoma, lojtarët do të shkojnë në vet-izolim dhe do të monitorohen sipas protokolit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close