Është tani talenti Dardan Shabanhaxhaj, që ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me skuadrën e Bundesligës së Austrisë, Sturm Graz.

Kontrata e re e Dardanit me Sturm Graz, vlen deri në vitin 2023, duke treguar se ai është pjesë e planeve të skuadrës së parë të Grazit.
“Dardani në muajt e fundit ka treguar një zhvillim të mirë dhe ka një potencial të madh, të cilin do ta zhvillojmë së bashku me të. Ai mund të aktivizohet në pozita të ndryshme më repartin ofensivë dhe në Regionalliga ka treguar shpejtësinë dhe teknikën e tij”, ka thënë drejtori sportiv i Sturm Grazit, Andreas Schicker, për faqen zyrtare të klubit.
Dardan Shabanhaxhaj i është bashkuar skuadrës së parë të Sturmit që nga dimri, dhe në sezonin e ri, pritet të jetë pjesë shumë e rëndësishme e kësaj skuadre./Lajmi.net/

