Por, përgjatë viteve, në sezone të ndryshme, nuk është se disa emra nuk kanë dështuar gjatë aventurës së tyre në ‘Santiago Bernabeu’.

Është gazeta spanjolle ‘AS’, që ka formuar një formacion me lojtarët që kanë dështuar te Real Madrid, përcjell lajmi.net.
Në këtë skuadër, ka disa emra të njohur që më vonë patën suksese në klubet tjera, por ka edhe prej tyre që pothuajse u “zhdukën” nga harta e futbollit./Lajmi.net/


