Rangnick po vjen te Milan, sjell edhe një transferim të madh

Rangnick, tashmë ka rënë dakord për një kontratë tre vjeçare, ku përveç që do të drejtojë skuadrën, do të ketë edhe rolin e drejtorit sportiv.

Mediet italiane, raportojnë se transferimi i parë që Ragnick do të bëjë te Milan, do të jetë ylli i RB Leipzig, Dayot Upamecano, përcjell lajmi.net.

Edhe pse Upamecano është vetëm  20 vjeçar, ai ka luajtur rregullisht te Leipzig në këto dy sezone, dhe potenciali i tij është vërejtur edhe te skuadrat si Bayern Munich, PSG, Tottenham, Manchester City dhe Atletico Madrid.

Ragnick e njeh mirë mbrojtësin, sepse pikërisht ai e transferoi te Leipzig, dhe Milan do të jenë të gatshëm të paguajnë klauzolën e tij prej 60 milionë euro./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close