Ylli holandez duket se po i mungon shumë futbolli, një vit pas vendimit për t’u pensionuar në fanellën e Bayern Munich.

Robben tani ka marrë një ofertë nga skuadra braziliane, Botafogo, dhe kjo është konfirmuar nga presidenti i klubit, Ricardo Rotenberg.
“Robben është idhulli im. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka deklaruar Rotenberg.
“Gjithmonë ekziston rreziku kur nuk luani për një kohë të gjatë, por ne jemi akoma në kontakt dhe ai është i kënaqur me ofertën time”.
Botafogo, përveç Robbenit, dëshiron të sjellë edhe Yaya Touren dhe John Obi Mikelin./Lajmi.net/

