Ylli i Tottenham është aktualisht në vendlindje të tij, duke kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Me futbollin e pezulluar, Son ka vendosur të shërbejë në ushtrinë e vendit të tij, duke mësuar të gjuajë me armët e vërteta, si pjesë e stërvitjeve.
27 vjeçari është fotografuar duke mbajtur armë dhe një helmet anti-plumb, përcjell lajmi.net.
Ai gjithashtu gjatë këtyre ditëve ka qenë i ekspozuar ndaj gazit lotsjellës, teksa ka përfunduar ushtrime kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore./Lajmi.net/


