DFL mirëpret vendimin qeverisë gjermane: Është mënyra e vetme për të shpëtuar futbollin

Kjo qeveri, sot ka vendosur se sezoni mund të vazhdojë aty ku është ndalur për Bundesligën dhe Bundesligën 2, nga gjysma e dytë e muajit maj.

Këtë lajm, e kanë mirëpritur drejtuesit e futbollit, me Christian Seifert, drejtor i DFL, që është deklaruar pas këtij vendimi.

“Vendimi i sotëm është një lajm i mirë për Bundesligën dhe Bundesligën 2. Shoqërohet me përgjegjësi të madhe për klubet dhe punonjësit e tyre për të zbatuar kërkesat mjekësore dhe organizative në mënyrë të disiplinuar”, ka deklaruar Seifert, përcjell lajmi.net.

“Ndeshjet pa tifozë në stadiume nuk janë zgjidhje ideale për askënd”.

“Në një krizë që kërcënon vetë ekzistencën e disa klubeve, kjo është mënyra e vetme për të mbajtur ligat në formën aktuale. Në këtë ditë, unë do të doja të falënderoja vendimmarrësit politikë nga qeveritë federale për besimin e tyre”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close