Mjekët vendosën një letër të gjatë për këshilltarin mjekësor të PL, Mark Gillett dhe drejtorin e futbollit Richard Garlick, ku renditnin 100 pyetje dhe probleme të mundshme.

Letra – e ndarë në dhjetë seksione të ndryshme – zbuloi shqetësime të shumta Covid-19 për të cilat ata besojnë se ende nuk janë adresuar, përcjell lajmi.net.
Shqetësimet përfshijnë:
“Miratimi i udhëzimeve që akoma mbartin rrezik vdekjeje”.
“Përgjegjësia, sigurimi dhe testimi për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre”.
“Transmetim i mundshëm përmes dorezave të djersës dhe portierit”.
“Dyshime se disa klube tashmë janë duke injoruar udhëzimet”.
“Rritje e rrezikut për grupet me ngjyrë të zezë, aziatike dhe pakicat etnike”.
“Aftësia e shërbimeve të urgjencës për të marrë pjesë në incidente në terren”.
Plani i Premierligës mbetet rikthimi në fushë më 12 qershor. /Lajmi.net/

