Që pas shkarkimit të Bernard Challandes, çështja e përzgjedhësit mbetet kryesore për FFK-në në krye me Agim Ademin, që ende si kanë besuar askujt stolit, pavarësisht ofertave të mëdha, shkruan lajmi.net.

Brzeczek është emri më i fundit që u raportua se është në bisedime me FFK-në, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Mediumi polak “Sportowe Fakty”: Brzeczek kandidat për trajner të Kosovës
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një prononcim për “Lajmi.net”, konfirmoi se tekniku polak ka bërë aplikimin, sidoqoftë nuk është e vërtetë që janë në bisedime.
“Jo nuk është e vërtetë. Ai (Brzecek) ka bërë aplikimin si edhe të tjerët, mirëpo ne nuk kemi negociuar me të. Nuk kemi pasur asnjë bisedë me të”, tha shkurtimisht ai për lajmi.net.
Ndërkohë, emri i përzgjedhësit të Kosovës do mësohet në javët e ardhshme, para muajit shkurt./Lajmi.net
The post Jerzy Brzeczek trajner i Kosovës? Flet kryetari i FFK-së appeared first on Lajmi.net.

