Zbulohet formacioni më i mirë i vitit i të rinjve nga IFFHS

IFFHS ka zgjedhur përbërjen më të mirë të vitit 2021 nga të rinjtë, me emra shumë të spikatur.

Në një formacion 3-4-3, treshja e sulmit përbëhet nga Musiala, Greenwood e Rodrigo, ne mesfushë katërshja përbëhet nga Saka, Camavinga, Pedri e Bellingham, gjersa në mbrojtje treshja përbëhet nga Mendes, Garcia e Badiashile. Në portë gjendet Anatoily Trubin.

Anglia përfaqësohet nga më së shumti futbollistë nga ky formacion me tre të tillë, duke u pasuar nga Spanja e Franca me nga dy.

‘IFFHS’ ndryshe njihet si ‘Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit’ që zbulon performancat më të mira individuale dhe ekipore pas çdo viti. /Lajmi.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close