ZYRTARE: Shtyhet për nesër ndeshja Atalanta – Villarreal

Në Bergamo të Italisë reshjet e borës janë me intensitet të lartë dhe fusha e Atalanta është rënduar nga bora, përcjell lajmi.net.

Si pasojë, ndeshja mes dy skuadrave, e planifikuar për orën 21:00, të enjten.

Mirëmbajtësit kanë tentuar të pastrojnë borën në kohë, por ishte shumë e vështirë.

Pas disa kontrolleve në terrenin e lojës, arbitri Anthony Taylor, pasi kishte dëgjuar edhe dy trajnerët Gasperini dhe Emery, së bashku edhe me zyrtarët e UEFA-së vendosi të shtyjë ndeshjen e cila me shumë mundësi do të luhet në orët e para të pasdites së nesërme. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close