Tuchel bllokon kalimin e Werner dhe Ziyech te Barcelona

Barcelona ka qenë e lidhur me dy futbollistët, ngase katalunasit duan ta përforcojnë sulmin me fillimin e sezonit 2022, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Sport raporton se skuadra e Xavit tashmë është informuar se asnjë lojtarë i Chelseas nuk do jetë i lirë në mesin e sezonit.

Raporti shton se është trajneri Thomas Tuchel që nuk lejon ndonjë futbollistë të largohet, ngase beson se mund të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve vetëm me skuadrën e plotë.

Werner ka shënuar tre herë dhe regjistruar një asistim në 12 paraqitje gjatë këtij sezoni, derisa Ziyech ka kontribuar me tre gola dhe katër asistime në 15 paraqitje./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close