Shkëlqen Bernardo Silva, Manchester City merr tri pikë ndaj Watford dhe merr kreun në Premier League

Kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City, kanë shënuar fitore 1:3 ndaj Watford, shkruan lajmi.net.

I mrekullueshëm në këtë ndeshje ishte portugezi Bernardo Silva, i cili realizoi dy herë për skuadrën e tij.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 4’ nga Raheem Sterling, i cili u asistua nga Phil Foden.

Golat e Bernardos erdhën në minutat 31’ dhe 63’, që edhe i dhanë fitoren ‘Citizens’.

Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 74’, me golin e Cucho.

Skuadra e Pep Guardiola tashmë shkon në kuotën e 35 pikëve si skuadër lidere e Premier League, me një pikë më shumë sesa Liverpool dhe dy më shumë sesa Chelsea.

Watford mbetet në kuotën e 13 pikëve për pozitën e 17 në tabelë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close