Lokaj: Van Basten nesër fillon negociatat për t’u bërë trajner i Kosovës

Kosovën në ndeshjet e nëntorit e drejtoi slloveni Primoz Gliha si ushtrues i detyrës së kryetrajnerit.

Drejtuest e Federatës së Futbollit të Kosovës janë në kërkim të gjejnë një trajner që do ta marrë stolin me kontratë afatgjate.

Sipas gazetarit të njohur Andin Lokaj, FFK nesër do të nis negociatat me legjendën e Holandës, Marko Van Basten.

Ky është postimi i plotë i Andin Lokaj në rrjetin social Facebook.

”Info e fundit. Federata e futbollit të Kosovës do të nisë nesër negociatat me legjendën holandeze Marko Van Basten për të marrë postin e shefit të ekipit kombëtar të Kosovës,” ka shkruar Lokaj në Facebook. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close