Belgjika tashmë është kualifikuar në fazën tjetër, derisa Uells gjithashtu ka siguruar pjesëmarrjen në ‘play-off’, transmeton lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:
Vetëm Kombëtarja e Uells ka një mungesë që është Ethan Ampadu, derisa te Belgjika janë të gjitha gati, përpos të lënduarit Romelu Lukaku që nuk është ftuar.
Statistikë:
Belgjika ka fituar 17 nga 19 ndeshjet e fundit në FIFA. Ata kanë shënuar se paku dy gola në 19 nga 24 ndeshjet e fundit.
Belgjika ka qenë duke fituar në pjesën e parë dhe në fundin e ndeshjes në pesë ndeshjet e fundit.
Uells është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit.
Formacionet e mundshme:
Uells (4-4-2): Ward; Williams, Davies, Rodon, Mepham; Wilson, Allen, Ramsey, Roberts; Moore, James
Belgjikë (3-4-2-1): Courtois; Castagne, Denayer, Vertonghen; Meunier, De Bruyne, Witsel, Hazard; Mertens, Carrasco; Benteke.

Analizë:
Uells mund të luajë lirë pasi garantuan vendin në play-off me fitoren ndaj Bjellorusisë dhe fitores së Spanjës ndaj Greqisë në javën e kaluar. Sidoqoftë, Rob Page do kërkojë nga lojtarët të japin më të mirën nda Blegjikës.
Belgjika humbi dy ndeshjet muajin e kaluar, por me fitoren ndaj Estonisë, siguruan kualifikimin tutje.
Parashikim:
Uells 1 – 1 Belgjikë./Lajmi.net/

