Lazio shënon fitore komode ndaj Salernitana

Skaudra e Maurizio Sarrit triumfoi me rezultat bindës 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Ciro Immobile kaloi në epërsi Lazion pas një asistimi të bukur nga Pedro (31′).

Pas vetëm pesë minutave, Pedro dyfishoi epërsinë, rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Lazio vazhdoi dukshëm me dominim, ku për fitoren u përkujdes mesfushori i talentuar Luis Alberto që u asistua nga Felipe Anderson (69′).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi nuk u inkuadrua fare, pavarësisht që vendasit e siguruan qysh herët fitoren.

Me këtë fitore, Lazio ngritët në pozitën e pestë me 21 pikë, derisa Salernitana renditët në pozitën e parafundit me shtatë sosh./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close