ZYRTARE: Steffen rinovon për katër vite me Man Cityn

Amerikani kaloi te City pas një shkëlqimi në vitin 2019 te Columbus Creë, pastaj kaloi sezonin huazim te Fortuna Dusseldorf, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Steffen pastaj u rikthye në Manchester, ku ishte pjesë e skuadrës që fituan titullin e Premierligës.

Tani, Man City e ka ‘blinduar’ portierin deri në vitin 2025, derisa synimi i portierit mbetet pozita e titullarit, që për momentin e mban Ederson.

“Zack Steffen ka nënshkruar kontratë të re që e mban te Manchester City deri në verën e 2025”, shkruhet në komunikatë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close