Robert Lewandowski është duke kaluar një edicion fantastik te Bayern duke shkëlqyer në pothuajse çdo ndeshje, shkruan lajmi.net.

Më 29 nëntor do të dhurohet Topi i Artë nga France Football, ndërsa Lewa është në mesin e favoritëve për ta fituar së bashku me Leo Messin e Karim Benzeman.
Përmes një dekltaret të shkurtër, bashkëlojtari i polakut, Kingsley Coman mendon se Lewandowski e meriton ta fitojë këtë çmim.
“Abosulutisht Lewa e meriton të fitojë Topin e Artë”.
“Duke marrë parasysh sezonin e kaluar dhe atë që ai po bënë këtë edicion, është ai që duhet të fitojë Topin e Artë”, tha Coman.
Mbetet të shihet nëse Lewandowski do të fitojë për herë të parë këtë çmim, apo fitues do të jetë sërish Leo Messi. /Lajmi.net/

