Futbollisti nuk është duke qenë gjithmonë titullar te skuadra italiane, andaj edhe agjenti Fali Ramadani është duke shikuar opsionet e tjera, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira, zbulon se Bajrami kërkohet nga disa klube të Bundesligës në sezonin tjetër.
“Një tjetër talent i Fali Ramadani, ky është shqiptari ofensivë i Empolit, Nedim Bajrami, që qysh tani është duke u monitoruar nga disa klube te Bundesligës për sezonin tjetër”, shkroi ai.
Si accende anche il mercato dei procuratori. Un altro talento entra nella scuderia di Fali #Ramadani: si tratta del fantasista albanese dell’Empoli Nedim #Bajrami, già monitorato da un paio di club di Bundesliga per la prossima stagione. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) November 2, 2021
Ndërkohë, Bajrami këtë edicion me Empolin ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar tre herë dhe dhuruar dy asistime./Lajmi.net/

