Atletico Madrid – Levante ndahen me barazim, Bardhi shënon dy gola

Atletico Madrid është ndalur në barazim 2-2 nga Levante.

Sfida ishte e baraspeshuar që nga fillimi i ndeshjes, ku të dyja skuadrat sulmonin në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Megjithatë, Madrilenët arritën të kalojnë të parët në avantazh falë golit të Antoine Griezmann në min e 12.

Vendasit reaguan në min e 37′ kur Enis Bardhi realizoi nga penalltia për 1-1.

Në pjesën e dytë ishin sërish “Los Colchoneros” që shënuan të parët në min e 76′ kur Matheus Cunha realizoi për 1-2.

Por, krejt në fund u akordua sërish penallti për vendasit, të cilin në gol e shëndërroi sërish Bardhi në min e 90′ për t’i dhënë një pikë të vlefshme ekipit të tij.

Tani Atletico ka 19 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Levante ka gjashtë pikë në pozitën e 19-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close