Shkarkimi i Solskjaer erdhi në konsideratë pas humbjes turpëruese 0 – 5 nga Liverpool, derisa raportohet se tekniku norvegjez ka edhe tre ndeshje për të shpëtuar punën, transmeton lajmi.net.

Derisa, Solskjaer pritet të jetë në krye për ndeshjen ndaj Tottenham, presioni është edhe më i lartë, ngase edhe pjesëtarët e bordit janë duke e situatën e trajnerit.
Legjenda e klubit, Ferguson mbështet ish lojtarin, por ka identifikuar edhe pasuesin adekuat, në rast që Solskjaer do largohet.
Daily Star raporton se trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është zgjedhja e parë e Ferguson, ngase është admirues i madh i teknikut argjentinas.
Sidoqoftë, nuk dihet nëse Pochettino do largohet nga PSG, ngase ka një skuadër me plotë yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.
Favorit për stolin e Man Unitedit për momentin thuhet se është Antonio Conte, që edhe e ka pranuar stolin e skuadrës angleze./Lajmi.net/

