Pas sulmit që iu bë Koemanit nga tifozët, reagon Barcelona: Do marrim masa që të mos përsëritet

Për katalunasit kjo ishte humbja e katërt radhazi në “El Clasico”, derisa kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve blaugranas, transmeton lajmi.net.

Tifozët pas ndeshjes e sulmuan trajnerin Ronald Koeman, që ishte në makinë dhe së fundmi ka reaguar edhe Barcelona.

Barcelona përmes një komunikate bëri të ditur se do marrin masa siguri që kjo gjë të mos përsëritet asnjëherë.

“FC Barcelona dënon publikisht veprimet e dhunshme dhe përçmuese që trajneri ynë ka përjetuar gjatë largimit nga Camp Nou. Klubi do të marrë masa sigurie dhe disiplinore që ngjarje të tilla fatkeqe të mos përsëriten”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Barcelona zë pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, pesë pikë prapa liderit Real Madrid./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close