Jeton Beqiri superior me Bylisin në Kategorinë e Parë shqiptare

Super ecuri për KF Bylis Ballsh në Kategorinë e Parë në Shqipëri. 6 fitore maksimale nga 6 ndeshje të zhvilluara me një goldiferencë prej 18 realizimeve dhe vetëm një goli të pranuar në kampionat dhe 2 fitore me Orikun në Kupë (5:0 dhe 2:1) për avansim në raundin tjetër. Ky është efekti i skuadrës që udhëhiqet nga tekniku tetovarë, Jeton Beqiri e që për qëllim i ka vënë vetes të kthejë Bylisin në Superiore pas vetëm një viti.
Rezultate të bukura me një ekip shumë të balansuar në lojë e taktikë, cinizëm për rezultat kur e kërkon nevoja, por mbi të gjitha skuadër me autoritet e bindur për të marrë atë çka don në çdo ndeshje.

Ky është efekti ‘Jeton Beqiri’, një prej trajnerëve më të mirë e ambicioz të dalë kohëve të fundit në rajonin e Tetovës. I dëshmuar si ndihmës te Shkëndija e Tetovës dhe Flamurtari i Vlorës me Shpëtim Duron e më pas duke dhënë sinjale shumë pozitive edhe si trajner i parë me Shkëndijën në dy periudha, Renovën, Struga Trim&Lum e më herët edhe Gostivarin që e drejtoi drejt inkuadrimit historik për herë të parë në elitë. 

Interesi i drejtuesve të Bylisit ishte prej kohësh, me Beqirin që këtë verë pranoi të shkojë në Ballsh dhe duke shikuar ecurinë e skuadrës, duket se Bylisi ndoshta që në fund të gjysmësezonit vejshtorë do të ketë prenotuar ‘biletën’ për kthim në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close