Malisheva do të përballet me Ulpianën nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat nuk njohin fitore në pesë ndeshjet e fundit, andaj sot synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.
Malisheva është në pozitë më të mirë pasi ka 12 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Ulpiana ka shtatë pikë në vendi e fundit në tabelë.
Në ndeshjen e parë të luajtur më 28 gusht, Malishva pati mposhtur Ulpianën 1-3.
Formacioni i Malishevës: Gashi, Kacoli, Salihu, Kryeziu, Dumani, Vitija, Mustafa, Pefqeli, Sobwale, Stullqaku, Hysenu
Formacioni i Ulpianës: Ajeti, Shkalla, Musliu, Emini, Shala, Makolli, Mustafa, Selimini, Junior, Rrezi, Santos /Lajmi.net/

