10 ndeshje tejet interesante janë zhvilluar në NBA ku nuk kanë munguar befasitë, shkruan lajmi.net.

Los Angeles Lakers është mposhtur sërish me rezultat 105-115 nga Phoenix Suns.
Suns ishin pothuajse më të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke arritur kështu fitoren e parë këtë edicion.
Më meritorët në fitoren e Suns ishin Chris Paul me 23 pikë, pesë kërcime, 14 asistime dhe Devin Booker me 22 pikë, pesë kërcime, katër asistime.
Në anën tjetër te Lakers u dallua Lebron James me 23 pikë dhe Anthony Davis me 22 pikë e 14 kërcime.
Në ndeshjet tjera Brooklyn Nets ka mposhtur Philadelphia 76 ers 109-114, Chicago Bulls fitoi 128-112 kundër New Orleans Pelicans.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën mbrëmë në NBA. /Lajmi.net/


