Mbyllet pjesa e parë baras mes Lazios dhe Marseilles

Pjesa e parë e duelit mes Lazios dhe Marseilles ka përfunduar baras 0-0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi furishëm nga të dyja skuadrat që tentoni të gjenin golin e epërsisë.

Lazio tentoi disa herë përmes goditjeve të Felipe Anderson, ndërsa Marseille pati një rast të mirë shënimi me Arkadiusz Milik që nuk u tregua i saktë para portës.

Marseille pati posedimin e topit, megjithatë në përgjithësi ishte një pjesë e parë e baraspeshuar dhe kështu gjithçka është ende e barabartë 0-0.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që janë duke u luajtur nga ora 18:45. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close