Valmir Veliu fiton çmimin ‘Ylli i javës’

“Ylli i javës” i xhiros së 10-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i K.F. Llapi

21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij.

Veliu shënoi 2 gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti FC Ulpianën me rezultat të thellë 0:6. Me këtë fitore Llapi është këndellur dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në tabelën momentale.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Llapit e dorëzoi Bashkim Kurti, menaxher i degës së BKT-së në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close