“Dardanët” u mposhten si mysafir nga Suedia me rezultat 3 – 0, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Challandes komentoi penalltinë, derisa edhe theksoi se Suedia me meritë i mori pikët e plota.
“Unë mendoj që nuk ishte ndeshja e njëjtë si në Prishtinë. Nuk jam i lumtur për penalltinë, për mua është hajgare. Mund të ishte faull në Hadërgjonaj para akordimit të penalltisë”.
“Suedia e meritoi fitoren. Pranuam një gol të bukur nga Isak, urime për të. Suedia ka sulmues të mirë si Forsberg, Isak dhe Kulusevski”.
“Ishte e vështirë, nëse do shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do ishte tjetër. Këtë herë do duhej të ishim më fat por nuk ndodhi”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Kosova renditët në vendin e parafundit me katër pikë./Lajmi.net/

