Victor Osimhen kushton 62 milionë paundë. Kjo është klauzola e parashikuar në kontratën e tij aktuale me Napolin. Edhe pse i kërkuar nga gjysma e klubeve europiane, nigeriani në verë u huazua në një kampionat normal si ai turk, te Galatasaray, për një sezon.

Arsyeja ishte marrëdhënia problematike me drejtuesit e Napolit, klub që zotëron kartonin e tij. Merkatoja e janarit pritet të jetë dritarja e tij e çlirimit.
Osimhen ka një ofertë konkrete nga Manchester United dhe pritet ta pranojë. “Djajtë e kuq” janë gati të investojnë 62 mln paundë për të.

