42 milionë i duken pak, Atalanta e ‘shokon’ Interin me vendimin për Lookman 

Atalanta ka vendosur që të mos e pranojë ofertën e fundit të Interit për yllin e tyre, Ademola Lookman.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, klubi nga Bergamo e ka refuzuar propozimin e ‘zikaltërve’ që kapte shifrën prej 42 milionë eurosh plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Lookman ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të Atalantës në sezonin e fundit, duke kontribuar me gola të rëndësishëm.

Tash Interi nëse e dëshiron Lookman duhet të përmirësoj ofertën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close