​Edy Reja reagon për sulmin në shtëpinë e Armand Dukës

Në lidhje me këtë çështje, gazeta e madhe italiane, “Corriere Dello Sport” ka intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja. Në një prononcim të shkurtër, trajneri i Kombëtares shqiptare shpreh solidaritetin e plotë presidentit Duka, teksa lidhur me ndërhyrjet e fundit të politikës në futboll, ai thekson se politika nuk ka vend në këtë sport. Ai flet edhe për punën që po bën me Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident të ngjashëm të kësaj natyre, më vjen vërtetë keq për Dukën. Kam dëgjuar rreth disa polemikave në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Do të ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”, u shpreh trajneri Reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close