Liga Profesionale e Futbollit Francez sapo ka njoftuar se është votuar unanimisht për ta kurorëzuar me titullin kampion PSG-n dhe për ta përfunduar kampionatin.

Ky është titulli i tretë i njëpasnjëshëm për skuadrën e Al-Khelaifi dhe i nënti në histori.
Ndërkohë, Marseille dhe Rennes do jenë dy skuadrat e tjera që do të jenë në Ligën e Kampionëve – kurse Lille, Reims dhe Nice do të jenë në Ligën e Evropës.
Tolouse dhe Amiens përshëndeten nga kampionati elitarë francezë, kurse Nimes shpëton falë anulimit të ‘play-out’.
Lorient dhe Lens kanë prerë biletën për të luajtur në Ligue 1 sezonin e ardhshëm.

