Tashmë zyrtarisht Jose Mourinho nuk është më trajner i Romës. Portugezi dhe skuadra verdhekuqe ndajnë kështu rrugët mes tyre pas thuajse 3 vitesh.

Siç duket humbja 3-1 me Milan në Serie A nuk është “kapërdijë” lehtë nga drejtuesit, të cilët kanë që të shkarkojnë “Special One”. Bashkë me portugezin do të largohen edhe stafi i tij dhe te Roma do të nisin punën për gjetjen e një timoni të ri.
“AS Roma njofton se Jose Mourinho dhe stafi i tij teknik do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Përditësimet e mëtejshme në lidhje me skuadrën do të komunikohen së shpejti”, shkruhet në njoftimin e klubit.

