EKSKLUZIVE | E kryer, Bejtullai vazhdon te Drita e Gjilanit! 

Edhe pse gjatë ditës së djeshme publikuam se mbrojtësi tetovar Egzon Bejtullai është pranë marrëveshjes me Dritën e Gjilanit, pas dite gjërat u komplikuan me futjen në garë të serioze për angzhimin e tij nga Partizani i Tiranës, Dinamo Durrës e Ballkani. Mirëpo Drita duke qenë aq pranë nuk mund të pranonte të dilte e “mundur” në merkato. Kështu drejtuesit e ekipit nga Gjilani me një ofertë “të përforcuar” bindin tetovarin t’i thotë “PO” ofertës së tyre dhe sot brenda ditës lojtari do të udhëtojë drejtë Antalias për tu bashkuar me Dritën. 

Transferimi te rivali i qytetit pritet të ngjallë reagime te tifozët e Gjilanit, ku Bejtullai luajti muajt e fundit pas largimit nga Shkëndija e Tetovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close