ZYRTARE: Lojërat Olimpike nisin më 23 korrik 2021

Lojërat Olimpike të Tokios tashmë edhe zyrtarisht do të luhen verën e vitit të ardhshëm dhe së fundmi janë vendosur edhe datat për zhvillimin e evenimentit.

Organizatorët e Lojërave kanë vendosur 23 korrikun 2021, si datën për fillimin e Olimpiadës, e cila pritet të përfundojë më 8 gusht.

Lojërat Paraolimpike do të zhvillohen nga 24 gushti deri më 5 shtator 2021. Lojërat Olimpike Tokio 2020 duhej të zhvilloheshin këtë verë nga 24 korriku, por u detyruan të shtyhen për vitin tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close