Zylbehari: Donnarumma është ende fëmijë, duhet të rritet

Gianluigi Donnarumma nuk i ka lënë përshtypje aspak të mira Zëdhënësit së Federatës të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Faton Zylbehari.

Në emisionin “Dueli Botëror” ai tha se “Donnarumma është një karakter i çutitshëm, një djalë që duhet rritur – është akoma fëmijë”.

Ai po ashtu shtoi “po flasim për Donnarmma – një nga portierët më të mirët në botë. Ne e kishim një zënkë me të, para ndeshjes ishte shumë miqësor, sepse e kishin llogaritur që do triumfonin ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai e pati një sherr me mua dhe një futbollist të Maqedonisë”

Teksa, komplet karakter i kundërt sipas tij ishte Sergio Ramos për të cilin tha se “anipse nuk jam tifoz me Real Madrid më ka habitur shumë Sergio Ramos, është njeri shumë interesant”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close