Young i është bashkuar Interin në janar nga Manchester United dhe ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore, ku ka regjistruar shtatë paraqitje.

Edhe pse një periudhë e shkurtër, ai ka arritur të bind trajnerin Antonio Conte, që është i gatshëm t’i ofrojë një zgjatje kontrate shkruan ‘The Guardian’, përcjell lajmi.net.
Anglezi, i cili mbush 35 vjet në korrik, gjithashtu ka pranuar kushtet e kontratës nga Inter.
Ai tani do të përqendrohet në Inter për të përfunduar sezonin, ku kanë shpresë të fitojnë tituj në tri fronte./Lajmi.net/

